Qeveria: Arsye për dëmin në fushën mediatike është edhe heshtja shumëvjeçare e ASHMAA

Arsyeja për dëmin e fushës mediatike është edhe heshtja shumëvjeçare e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), e cila nuk mund ta shmangë kaosin medistik që ka ndodhur në Republikën e Maqedonisë në. dhjetë vitet e kaluara.

Kjo vlerësohet në reagimin e Qeverisë në vlerësimet e ASHMAA pas pohimeve të nxjerra nga ministri pa portofol për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në diskutim publik të premten e kaluar.

“Si trup regullator për mediat në Maqedoni, ASHMAA është drejtpërdrejt përgjegjëse që për vite të tëra diktat të papenguar politik dhe financiar midis operatorëve dhe mediave, shkelje të të drejtave autoriale,  dhe a.q. Agjencia  kot tenton të fshihet pas numrave dhe statistikave të hedhura të cilat nuk kanë dhënë kurrfarë efekti për parandalimin e kaosit të këtillë më fushën mediatike në vend”, theksojnë nga Qeveria.

Shtojnë se kaosi mediatik ishte heshtje konstante nga institucionet kompetente, në mesin e të cilave që fillimisht duhet të vendosë rend  është ASHMAA, dhe për shkak të kësaj, tregojnë, konform marrëveshjes së arritur në Përzhinë, u formuar trupi ad-hok për media.

Paraprakisht, ASHMAA bëri të ditur se i përgënjeshtron pohimet e ministrit Popovski, se Agjencia me vite nuk ka funksionuar dhe nuk i ka kryer kompetencat, në kontekst të riemitimit të serviseve të huaja programore pa të drejta autoriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button