Video-incizimi për rastin me policen e sulmuar nga Bekir Asani, deklarohet Prokuroria Publike!

Meqë dje nga Ministria e Punëve të Brendshme deklaruan se materialet të cilat i disponojnë nga rasti i polices që u sulmua nga anëtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekir Asani ia kanë dhënë Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), sot nga kjo e fundit, nuk janë përgjigjur se ai kanë marrë incizimet nga MPB-ja, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria e ka ftuar edhe personin e dëmtuar që të japë deklaratë. Njëkohësisht janë ndërmarrë edhe masa të tjera që të grumbullohen të dhënat e nevojshme për rastin. Pas shqyrtimit të tyre do të pasojë edhe analizë dhe vendim i prokurorisë publike për zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës”, thanë nga PTHP për “Makfax” duke mos u përgjigjur për video-incizimin.

Përndryshe, dje u tha se  MPB-ja nuk ka mundësi ligjore t’i publikojë xhirimet nga rasti me policen. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Velkovski tha se MPB tërë materialin e siguruar e ka dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike.

Kjo deklaratë e MPB-së erdhi pasi që policja Jasmina Janaçkovska tha se“Ekziston video-dokumentim nga kamerat vëzhguese, shihet tërë rasti. Nuk mundem ta gënjej ministrin e Punëve të Brendshme pasi që atëherë do të kisha përgjegjësi penale”– deklaratë kjo që erdhi pasi që në opinion u reagua në lidhje me dy variantet e njoftimin të MPB-së për rastin e Janaçkovskas. Fillimisht u tha se ajo është e sulmuar fizikisht, kurse të nesërmen, pasi që Jasmina Janaçkovska u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga kabineti i këtij të fundit u tha se ajo ka qenë e sulmuar vetëm verbalisht dhe se Jaçkovska vetë e ka goditur “Marimangën”.

 

Rasti me policen që e sulmoi Bekir Asani, MPB: nuk mund të publikojmë video-xhirimin

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button