Edhe Sasho Mijallkov do të gjykohet për lëndën “Tortura”

Gjykata e Apelit e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale pas vendimit të Gjykatës Penale, me t cilin ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, u largua nga akuza për rastin “Tortura”, njofton Portalb.mk.

Duke vepruar për ankesën e PSP-së, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe e ka miratuar akuzën e PSP-së kundër Mijallkovit.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

ddsdsd

Lube Boshkovski: Nuk kam nevojë ta shoh Mijallkovin

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button