fbpx

Filmi për Adem Jasharin, aktori serb kërkon të luajë rolin e “Ademit” (VIDEO)

Në Kosovë është duke u përgatitur skenari përfundimtar i filmit për dëshmorin Adem Jashari. Ky është filmi i parë që përgatitet edhe pse sot bëhen 20 vjet nga vdekja e tij, përcjell Portalb.mk.

Ajo çfarë ka tronditur opinionin kosovar, se për rolin e “Adem Jasharit” është paraqitur Rade Serbedzija, aktor serb.

Sipas regjisorit të filmit Luan Kryeziu, Serbedzija është propozuar nga Enver Petrovci, nën arsyetimin se ka ngjashmëri fizionomike.

Luan Kryeziu, regjisor

“Aktori ka pohuar se dëshiron ta luajë rolin e Adem Jasharit pasi që, nëse do të luante një serb atë, kjo do të bënte që të dhënat dhe rrëfimet e filmit të konsiderohen si të vërteta dhe më lehtë të pranohen nga serbët”, ka thënë për Klan Kosovën, Kryeziu. Megjithatë, kjo kërkesë e Serbedzijës është refuzuar, edhe pse ende nuk janë grumbulluar të gjitha faktet për historinë e Adem Jasharit.

Në fakt, Serbedzija është jo pak i lidhur me artistët shqiptarë nga Kosova dhe jo vetëm. I lindur në Kroaci, në një familje serbe, Rade ka diplomuar në vitin 1969 në Akademinë e Arteve Dramatike në Universitetin e Zagrebit. Me rolet e tij, ai shpejtë u bë një nga aktorët më të famshëm të kohës në ish-Jugosllavi.

Përveç tjerash, ai ka luajtur edhe në shumë filma të njohur botëror dhe është një nga aktorët ballkanas më me emër në kinematografinë botërore.

Por, Serbedzija ka qenë edhe mik me disa nga artistët më të famshëm shqiptarë të kohës.

Flitet se ai ka qenë në një bankë në studime me Besim Sahatçiun, gjyshin e Rita Orës.

Në fakt, në një monografi për regjisorin Besim Sahatçiu të autorit Kopi Kyçyku është publikuar edhe fjala e Serbedzija, ku thuhet:

“Ndonëse nuk e kanë pasur të lehtë të ishin pjesë e filmit dhe të teatrit jugosllav, Besimi së bashku me Bekim Fehmiun, Istref e Faruk Begollin, Abdurrahman Shalën dhe Enver Petrovcin, më duhet të them se ishin trimat dhe heronjtë e asaj kohe tonë rinore”.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button