fbpx

Maqedoni, pas skandalit, një anëtar i Antikorrupsionit dha dorëheqje

Ish kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion) dhe anëtari aktual, Goran Milenkov, ka dhënë dorëheqje nga posti, njofton Portalb.mk.

Milenkov, ka deklaruar se dorëheqjen e ka dhënë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ky akt vjen një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxhetit.

Si harxhim i paarsyeshëm, në raport është theksuar edhe harxhimi i parave shtetërore në restorante që i kanë bërë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, por edhe një rast tjetër, ku një anëtar i Komisionit ka paguar qira 100 euro, ndërkaq nga Komisioni ka marrë 350 euro.

Revizioni ka të bëjë në përbërjen e Komisionit në krye me kryetarin Igor Tanturovski dhe anëtarët Farie Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeska, Najdo Spasovski, Suzana Taskova-Axhikotareva dhe  Sejdi Haliki, të cilët në këtë funksion janë që nga prilli 2015.

Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro

Skandali në Antikorrupsion, kryetari Tanturov nuk jep dorëheqje: Nuk ndjej përgjegjësi

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close