Janeva: Hetojmë krim financiar në Çeki, Greqi Britani dhe Holandë

Prokurorja Speciale Publike, Katica janeva, në ngjarjen e sotme për bashkëpunimin për kryerjen e hetimeve financiare me Ambasadën e Holandës, tha se po kryhen hetime për krim në shumë vende evropiane, njofton Portalb.mk.

“Shpresoj që do të zbulojmë se ku janë paratë dhe nëse janë në Maqedoni”, tha Janeva dhe theksoi se po kryhen hetime për krim në Çeki, Greqi, Britani e Madhe dhe Holandë.

Në një deklaratë për media, Janeva tha se PSP ka një kohë të gjatë që ka ndërmarrë aktivitete për projektin “Shkupi 2014”. “Nuk do të kisha dashur të prejudikoj, por shpresoj që së shpejti do të dalim me vendim prokurorial”, ta ajo. Gjithashtu, Janeva shtoi se mbajnë llogari për atë që të mos vjetërsohen lëndët të cilat i udhëheqin. Për një pjesë të hetimeve të cilat i ka publikuar vjet, ajo tha se janë në fazë përfundimtare. “Shpresoj që Qeveria e Maqedonisë së shpejti do ta zgjidh statusin e PSP-së”, tha Janeva.

Janeva ka kritikuar një pjesë të avokatëve që i mbrojnë të akuzuarit në lëndët e PSP-së. “Ka Asociacion të Avokatëve. Atje ka trupa, institute. Duhet që të angazhohen për integritetin e kolegëve të tyre”, tha Janeva dhe shtoi se një pjesë e avokatëve qëllimisht i anulojnë vendimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button