“E kam për detyrë”: Kirurgia eci 12 kilometra në borë dhe të ftohtë, për të operuar pacientin (Foto)

Kirurgia e përkushtuar eci për 12 kilometra në borë dhe mot të ftohtë, që të shkonte në spital për ta ndihmuar një pacient.

Doktoresha e paemëruar, raportohet të ketë ecur për tri orë nëpër Glasgow të Anglisë, për t’i dalë në ndihmë pacientit që ishte diagnostikuar me kancer në zorrë, transmeton Telegrafi.

“Ishte veshur me rrobe të trasha dhe këpucë gome, mbante syze skijimi dhe ndihmohej për të ecur prej shkopinjve. Të gjithë e admironin veprimin e saj, ajo tha se e ka për detyrë” ka thënë një koleg i kirurges, që nuk dëshiron as të identifikohet.

Spitali ku punon kirurgia, që eci nëpër borë

Sipas të njëjtit burim, mjekët që kanë fjetur në spital dhe nuk shkuan në shtëpi, në mënyrë që të jenë aty të nesërmen dhe të mos mungojnë.

Stuhia e ashpër që ka përfshirë Britaninë e Madhe, ka shkaktuar probleme të mëdha, kryesisht në qarkullimin rrugorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button