Merkel: Qeveria e re duhet të veprojë shpejt

Kancelarja gjermane Angela Merkel e përshëndeti sot vendimin e anëtarëve të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë të hynë në koalicion me partinë e saj Unioni kristian-demokratik (CDU) dhe theksoi se qeveria e re duhet të veprojë shpejt, posaçërisht në sferën e politikës së tregtisë ndërkombëtare.

“Atë që e shohim dhe e dëgjojmë çdo ditë është se Evropa duhet të veprojë dhe se Gjermania në të duhet të ketë zë të fuqishëm, si edhe Franca dhe vendet e tjera anëtare”, theksoi Merkel.

Ajo posaçërisht e theksoi nevojën për zgjidhje të problemeve në tregtinë ndërkombëtare, ku shumë gjëra varen nga Gjermania, por edhe situata në Siri dhe transparenca ndaj Kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button