Maqedoni, po përgatitet Plan nacional për internet të brezit të gjerë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës po përgatitë Plan operativ nacional për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta elektronike komunikative.

Janë formuar katër grupe të cilat i mbajtën takimet e para në të cilat është konfirmuar dinamika e punës për periudhën e ardhshme.

Një nga grupet punon në përcaktimin e  kapaciteteve të lira dhe shfrytëzimin e tyre të ardhshëm tek rrjetet dhe mjetet ekzistuese elektronike komunikative,të ndërtuara me mjete publike dhe me të udhëheqë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Sipas Mançevskit, nevojitet hartimi i të gjitha rrjeteve shtetërore elektronike komunikative me qëllim që të shfrytëzohen kapacitetet e tyre të lira për zhvillim të mëtutjeshëm, si dhe për nevojat e sektorit privat. Është cekur nevoja që Maqedonia si vend kandidate për anëtarësim në BE të harmonizohet me targetet brodbend të Agjendës digjitale të BE-së dhe strategjisë së re për treg të vetëm digjital.

Gjatë marsit pritet të përfundojë procedura për hartim, e deri atëherë institucionet shtetërore/publike të cilat kanë rrjete elektronike komunikative duhet të parashtrojnë informata komplete për rrjetet e tyre telekomunikative. Pas hartimit, siç theksoi ministri, nevojitet të konstatohet si më së miri do të shfrytëzoheshin kapacitetet e lira, ndërkaq si fazë përfundimtare, nëse mbeten resurse të disponueshme, ato do të ofroheshin për përdorim komercial.

Tre grupet e tjera punojnë në konfirmimin e masave dhe aktiviteteve të nevojshme për vendosje të teknologjisë mobile 5G, për sigurim të koordinimit më të mirë të procesit të hartimit të territorit të Maqedonisë me rrjetet ekzistuese dhe të planifikuara të ardhshme brodbend elektronike komunikative dhe për konfirmimin e propozim masave për nxitje dhe rritje të interesit të qytetarëve për shfrytëzim të brodbendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button