Kuvendi e zgjodhi Naser Ajdarin gjykatës kushtetues

Kuvendi i Maqedonisë, në seancën e sotme plenare e ka zgjedhur gjykatës kushtetues gjykatësin, Naser Ajdari, njofton Portalb.mk.

Ajdari u votua me 62 vota “për”, dhe asnjë votë “kundër” dhe 22 vota “për” nga komunitetet jo-shumicë.

Për propozimin e Ajdarit që të jetë gjykatës kushtetues, nuk kishte të paraqitur deputetë për diskutim.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka theksuar se pas zgjedhjes së gjykatësit kushtetues, Ajdarit më nuk i v len funksioni publik, por edhe nuk guxon që të anëtarësohet në parti politike.

Kuvendi, sot zgjodhi edhe dy anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik. Për Angele Ilievskin dhe Angel Solev, votuan 59 deputetë “për” dhe 1 “i përmbajtur”.

Darko Kostadimovski dhe Osman Kadriu zgjedhen gjykatës kushtetues

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button