Zgjedhjet në Beograd, Vuçiq shpalli fitoren

Presidenti i Serbisë dhe SNS, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se lista që ai udhëhoqi në zgjedhjet e Beogradit fitoi më shumë se 45 për qind të votave, që është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga kjo parti në Beograd.

“Sot ishte një ditë e mirë, dita kur qytetarët zgjodhën përfaqësuesit e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, dhe treguan një fytyrë vërtet demokratike të vendit, pavarësisht kërcënimeve dhe presioneve të shumta për të prishur këtë proces”, tha Vuçiq.

Edhe pse rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura nesër, ai ka theksuar se lista e SNS ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në Beograd dhe se kjo është arritja e tyre më e mirë në kryeqytet deri më tani pasi kanë një shumicë absolute.

Vuçiq ka shtuar se fushata për zgjedhjet lokale në Serbi ishte ‘tmerrësisht e ndotur’ dhe se për këtë do të flas gjatë ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button