Zaev pas takimit me Mickoskin: e kuptoj VMRO-DPMNE-në, por edhe ne nuk ndryshojmë qëndrim

“E kuptoj pozitën e VMRO-DPMNE-së që të mos kthehet në Kuvend derisa nuk kompletohen, por edhe qëndrimi ynë mbetet i pandryshueshëm – nuk kemi ndërmend të ndikojmë në gjyqësor dhe në vendimet gjyqësore në raport me paraburgimin e deputetëve për ngjarjet e 27 prillit”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që u realizua sot në objektin e Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me negociatat që po zhvillohen ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, kryeministri Zaev tha se nuk ka kurdisje në këtë proces.

“E informova Mickoskin për negociatat e emrit. Këtu nuk ka ndonjë kurdisje. Biseduam për strategjitë tona, për qëllimet me procesin negociues. Edhe këtu secili mbeti në qëndrimet e veta”, tha Zaev.

Sa i takon ligjit të gjuhëve për të cilat Kuvendi me javë është i paralizuar, Zaev deklaroi se është i papranueshëm propozimi i Mickoskit për vlerësim të kushtetueshmërisë së ligjit.

“Kërkova gjendet zgjidhje për mijërat amendamentet e ligjit të gjuhëve, por ishte i papranueshëm propozimi i Mickoskit për formimin e grupeve punuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit. Për atë është kompetente Gjykata Kushtetuese”, tha Zaev.

http://portalb.mk/508824-u-realizua-takimi-mickoski-zaev-ja-per-cfare-eshte-biseduar/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button