Guxim i tepruar

Thonë se historinë (e shkruan) krijon çdo herë më i fuqishmi. Mendja e shëndoshë e di se populli ynë asnjëherë nuk ka qenë i fuqishëm sa ta shkruajë historinë e vet. Pothuajse çdo herë i sunduar nga të huajt, padyshim, pushtues të dhunshëm dhe të fuqishëm, perandori nga më dinakët që ka njohur historia e njerëzimit, i sulmuar vazhdimisht nga ardhacakë që pretendonin të vidhnin tokën e trashëguar nga të parët tanë, mandej nuk hezituan as për shfarosjen e këtij “soji” që qenë pronarë të lindur të këtij dheu. Padyshim është logjike që këta pushtues, sundimtarë, ardhacakë, vjedhës nuk na sollën “çokollada”, është e thënë nga vetë historia e tyre.  Përkundër çdo  rrjedhoje, nën sundim të fuqive epokale, që me çdo kusht pretendonin jo vetëm ta minimizonin por edhe që ta asgjësonin historinë e përvuajtur të etërve tanë. Kjo histori e mohuar, e kërrusur, e strukur përdhunshëm në kokrrën e vezëz më imcake, e minimizuar, mikroskopike ende qëndron stoikisht në front përballë çdo rrebeshi. Kjo histori e fshirë, aq e shkurtër por tepër e pasur, me vlera të mrekullueshme, ekzakte, trashëguar nga të parët tanë, mbeti e shënuar në fleta truri me gjakun e tyre, përcjellur brez pas brezi! Kjo histori, aq sa nuk duket, por e besueshme, qëndron në tempullin e saj që ndërtohet nga fakte dhe argumente të verifikuara, të pamohueshme, që padashje e përcollën edhe vetë ata që e pushtuan, sunduan, luftuan këtë popull, këtë dhe, duke u fryrë me krenari që paskan pushtuar, sunduar, luftuar, therur e vrarë një popull vendas, epik, plot guxim që nuk bënte gjë tjetër përveç që e mbronte trimërisht tokën e tyre atërore, gjuhën dhe kulturën, lirinë e vendit të tyre, bazuar sipas çdo të drejtë, arkaike dhe të sotme.

Historia e një populli të përvuajtur nuk shkruhet me hatër por me fakte. Ka aq dramë në vete sa rënqethet edhe mohuesi më i madh i historisë së saj. Ajo nuk shkruhet në formën që duam apo bazuar në emocion por plotësohet nga të dhëna të sakta, na pëlqeftë apo jo. As më pak ajo nuk mësohet duke lexuar e shikuar video në rrjetet sociale. Sot, në hipokrizinë kohore, ka edhe servil të tillë, bandill të dashuruar në armik, të sëmurë psiqik ku psikologët të rekomandojnë edhe trajtim nga ta, është sindromë e njohur tashmë, i thonë sindroma e Stokholmit, e gjejmë shpesh në mes servilësh. Të ngratët, harrojnë se historia nuk shkruhet duke shitur mend, por duke ofruar fakte. Nuk di se ç’marrin për fakt, meqë veçmas broçkullave nuk di të kenë ofruar ndonjë të tillë, qoftë edhe hipotezë të logjikshme! Po habitem nga guximi i tyre!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button