Aksidenti në Kroaci, deklarohet Behxhet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth aksidentit që i ndodhi autobusit me udhëtarë nga Kosova, në kufirin mes Kroacisë e Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Shpreh keqardhje për incidentin, që ndodhi në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate) me autobusin e linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Nga informacionet, që kam pranuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë”.

“Falënderoj autoritetet kroate, që tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”.

Autobusi pësoi aksident në Kroaci, të pranishëm edhe kosovarë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button