Vërshimet në Gostivar, vihet nën kontroll situata

Shkrirja e shpejtë e borës si pasojë e temperaturave të larta, e përcjellë edhe me reshje të shiut, ditëve të fundit rezultoi edhe me pasoja në disa pjesë të qytetit dhe nëpër fshatra. Por intervenimi i Komunës së Gostivarit bëri që situata të vihet nën kontroll, njofton Portalb.mk.

“Ekipi i Higjienës Komunale intervenuan në të gjitha vendbanimit ku rrjeti ekzistues i kanalizimit nuk pati kapacitet që të pranojë gjithë sasinë e ujërave atmosferikë që kapluan rrugët, ndërsa si preventivë u pastruan edhe shumë kanale dhe lumenj që të pengohet dalja e tyre nga shtrati dhe të pengohet përmbytja e shtëpive. Lagjet Banjeshnica dhe Grudajca, si dhe fshatrat Forinë, Balindoll dhe Turçan i Vogël ishin më të rrezikuarat, andaj dhe intervenimet e para në këto dy ditë janë bërë pikërisht në këto vendbanime”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Nga atje njoftuan se Komuna e Gostivarit ka formuar shtabin e krizës dhe i njëjti në kontinuitet po e përcjell situatën në terren.

Në rajonin e Gostivarit bllokohen rrugët dhe vërshohen shtëpi nga rrjedhat e ujit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button