70 vjet themelim, në Çifte Hamam shfaqet “Gratë e mrekullueshme”

Me rastin e jubileut 70 vjeçar nga themelimi i Galerisë kombëtare të Maqedonisë, për nder të 8 marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, do të realizojnë një ekspozitë me titull “Gratë e mrekullueshme nga koleksioni i Galerisë kombëtare të Maqedonisë”. Ekspozita, e cila do të jetë e vendosur në objektin Çifte Hamam, do të hapet më 7 mars (e mërkurë) në ora 19 dhe do të zgjasë gjatë periudhës së muajit mars. Në hapjen e ekspozitës do të mbajë fjalimin e rastit profesori Ferid Muhiq dhe Zorica Zaeva.

Duke dashur të shfaqim respekt për shënimin e luftës së grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale, paraqesim përzgjedhje prej gjashtëdhjetë veprave prej grave autore nga koleksioni i Galerisë kombëtare të Maqedonisë.

Në suazat e kësaj paraqitjeje do të ekspozohen vepra të gjeneratave të ndryshme të autoreve nga Maqedonia (duke filluar nga autoret e para të Koleksionit të GKM deri më sot): Lena Stefanova. Borka Avramova, Katja Eftimova, Ana Temkova, Aneta Svetieva, Mençe Spiroska, Ilinka Gligorova – Suza, Mira Spiroska, Vana Urosheviq, Zhaneta Vangeli, Irena Paskali, Dijana Tomiq – Radevska, Slavica Janeshlieva, Zhani Gelevska, Monika Moteska dhe të tjera; si dhe vepra nga koleksioni i republikave të mëparshme të Jugosllavisë (Ollga Benson, Zora Petroviq, Nadezhda Petroviq, Vesna Sokoliq, Ljubisha Sokiq, Ollga Jevriq, Olivera Kangërga dhe të tjera.)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button