Autobusi pësoi aksident në Kroaci, të pranishëm edhe kosovarë!

Ministria e Jashtme: Të gjithë shtetasit e Kosovës nga incidenti i autobusit afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë, pritet të nisen shpejt për në Kosovë, përcjell Koha.net.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, kishte marrë flakë në rrugë e sipër dhe përderisa ndodhej rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi (në pjesën kroate).

“Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Ministria e Jashtme është njoftuar, gjithashtu se për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese.

“Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button