Situata në Gutën Lindore, reagojnë Kombet e Bashkuara

Eskalimi i dhunës dhe bombardimeve në periferi të Damaskut, Guta Lindore është e papranueshme, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

“Në vend të ndërprerjes së zjarrit, shohim më shumë përleshje dhe vdekje. Një dënim i tillë kolektiv i civilëve thjeshtë është e papranueshme”, deklaroi koordinuesit humanitar i KB-së, Panos Mumcis.

Në sulmet ajrore dhe tokësore nga 18 shkurti në Gutën Lindore e kanë humbur jetën më shumë se 600 persona, ndërsa rreth 2.000 janë plagosur.

Paraprakisht, u publikua se civilët po e braktisin periferinë e Damaskut, Guta Lindore pas hyrjes së armatës siriane, por ekstremistët vendosën orë policore dhe tentojnë t’i pengojnë qytetarët që të largohen nga periferia përmes korridorit humanitar.

Armata ruse pohon se kryengritësit në Gutën Lindore iu kanë ndaluar tubime publike civilëve.

Në ndërkohë, është bllokuar edhe konvoji humanitar i KB-së, i cili duhej të siguronte ndihmë për popullatën në Gutën Lindore. Rreth 40 kamionë duhej të dorëzonin ndihmë për 400.000 persona, por deri më tani ka arritur ndihmë vetëm për rreth 7.200 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button