Përmirësimi i kushteve studentore në Maqedoni, paralajmërohet tribunë studentore nga USSH

Me qëllim bashkëpunimi dhe shtjellimi të disa problematikave që hasen në secilin Universitet dhe përmirësimin e kushteve të studentëve në Maqedoni, Unioni Studentor Shqiptar ka realizuar takime me Parlamentet Studentore në Maqedoni, përcjell Portalb.mk.

Pas realizimi të takimi, synohet të realizohet tribunë studentore me përfaqësues nga të gjitha universitetet në Maqedoni.

Tribunë kjo, që do të vazhdon edhe me tre aktivitete tjera të cilat do të publikohen ditëve në vijim.

Takimi i fundit ishte ai me Parlamentin Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore në të cilin u shqyrtua domosdoshmëria për t’i obejktivizuar problemet e studentëve shqiptar në Maqedoni, si dhe për të gjetur zgjidhje më afatgjate të disa çështjeve dhe dukurive negative, që vërehen në arsimimin e lartë dhe atë post-diplomik. Ky takim, si trajtë parësore pati tendencë bashkëpunimi, në mënyrë që të formohet një urë lidhëse mes shtjellimit të tematikave komplekse më të theksuara në secilin Universitet, dhe zgjidhjes së mangësive që ngelin në duart tona.

Krahas me Parlamentin Studentor të UEJL-it, takim është realizuar edhe me atë të Univeristetit të Tetovës dhe Shën Kirili dhe Metodi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button