Vdes Davide Astori, shtyhet java e 27 e Serisë A

Java e 27 e Serisë A, në program për sot, nuk do të luhet, në shenjë zie pas lajmit se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte grumbulluar skuadra, transmeton Top Channel.
Fillimisht u shty ndeshja Udinese-Fiorentina, më pas ajo Genoa-Cagliari, duke qenë se Astori ka luajtur gjatë me sardët, ndërsa në fund u vendos që të mos luhet asnjë nga ndeshjet e kategorisë së parë italiane.