Zgjedhje lokale në Beograd

 Pasi disa vite e kanë pushtetin absolut në Serbi në të gjitha nivelet, koalicionet e partive të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) e udhëhequr nga shefi i shtetit Aleksandar Vuçiq dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, sot i pret rezultat i pasigurtë në zgjedhjet për organe të pushtetit lokal në Beograd, transmeton MIA. 

Edhe vet Vuçiqi, i cili është kryetar i Serbisë dhe lider i SNS-së, deklaroi se e pret garë e pasigurtë mes listës zgjedhore të partisë së tij, e cila do të paraqitet me emrin “Aleksandar Vuçiq – Pasi e duam Beogradin, dhe të gjithë të tjerët.

Opozita ka shpresa të mëdha se në Beograd sot do të arrijë për herë të parë ta fitojë SNS-në. Shpresa e tyre bazohet, shkruan gazeta “Danas”, në dalje sa më të madhe, ose nëse dalin 60 për qind nga votuesit e regjistruar, siç vlerëson Dragan Gjilas, kandidati për kryetar të Beogradit të Lëvizjes së Qytetarëve të lirë (PSG), Partisë Popullore (NS) dhe E Majta e Serbisë (LS).

Zgjedhjet do të mbahen edhe për komunat Bor dhe Arangjelovac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button