Digjet fotografia e Zaevit nga ana e protestuesve në Australi

Protestues maqedonas kanë djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev në protestën që u mbajt gjatë orëve të fundit në Melburn të Australisë. Protestues me flamurin e vjetër të Maqedonisë i kanë vënë flakën fotografisë së Zaevit, duke kënduar këngë mallkuese “zjarri ta djegtë” dhe sllogane të tjera, përcjell Alsat M. 

Në protestë kanë marrë pjesë qindra vetë duke theksuar se janë kundër ndryshimit të emrit, ndërsa kanë theksuar se Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska dhe Nikolla Dimitrov janë personalitete të padëshirueshme në Australi. Po ashtu kanë theksuar se nuk do të pranojnë asnjë ambasador maqedonas që do të vijë në mision diplomatik në Australi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button