“PO” koalicionit në Gjermani. Merkel do të formojë qeverinë e saj të katërt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përgatitet që të formojë qeverinë e saj të katërt, pasi socialdemokratët opozitarë votuan në favor të një koalicioni tjetër të madh, transmeton Top Channel.

Votimi nga 460 000 anëtarët socialdemokratë i jep fund 5 muajve ngërçi politik, që nga zgjedhjet e shtatorit të vitit të shkuar.

Socialdemokratët kanë qenë të përçarë: udhëheqja e partisë mbështeste bashkimin në koalicion, ndërsa rinia radikale e partisë nuk e donte këtë koalicion.

Angela Merkel qëndron në pushtet prej 12 vitesh tashmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button