Katër shqiptarë kandidatë për ulëse në Parlamentin italian

Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe katër të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë. Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha, raporton “faktor.al”.

25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë në Bergamo për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

Gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio.

E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Evropa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në vitin 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button