fbpx

Protesta edhe në Shkup edhe në diasporë për emrin

Nën moton ‘Emri jonë e drejta jonë” sot me fillim nga ora 13:00 tek sheshi Maqedonia në Shkup do të protestohet kundër ndryshimit të emrit, të shtetit dhe identitetit kombëtar, thonë organizatorët.

Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament, përcjell Alsat M.

Kjo protestë vjen në të njëjtën ditë me protestat e maqedonasve  në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, ku sot dhe nesër kanë paralajmëruar se do të protestojnë kundër ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë. Tubimi me sloganin “Jemi Maqedonia” do të mbahet në qendër të Uashingtonit, ku disa organizata nga Nju Xhersi, Masaçusets, Nju Jork dhe Uashington, i kërkojnë qeverisë maqedonase që të ndalin bisedimet me Greqinë dhe mbrojtjen e identitetit maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button