Arabia Saudite, gratë për herë të parë në gara atletike

Gratë në Arabinë Saudite kanë marrë pjesë për herë të parë në garën atletike në historinë e mbretërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gara në gjatësi prej tre kilometrave është mbajtur në provincën lindore Al-Asha. Në garën ndërkombëtare me titull “Al-Asha Runs” morën pjesë rreth 1.500 gra në kategori të ndryshme të moshave, në konkurrencë amatore dhe profesionale.

Drejtoria e përgjithshme për sport e Arabisë Saudite, spitali Al-Moosa dhe komuna Al-Asha ishin sponsorë të garës.

Fituese e garës ishte Mizna al-Nassar nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button