“Soyuz” niset drejt stacionit ndërkombëtar hapësinor

Fluturakja “Soyuz” me tre anëtarë në bord, dy rusë dhe një amerikan, ka fluturuar drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor nga qendra hapësinore ruse në Kazakistan.

Raketa ishte lansuar në orbitë pa problem, me ç’rast deri në stacionin e planifikuar do të duhej të arrinte pas dy ditëve, ku tre astronautë do të qëndrojnë 6 muaj.

Lansimi ishte shtyrë një muaj e gjysmë pasi që gjatë testimit u vërtetua se fluturakja nuk ia dilte të mbyllej hermetikisht. Këta tre astronautë do t’u bashkohen edhe tre të tjerëve, të cilët tashmë gjenden në stacion që nga muaji dhjetor.

Ekipi menjëherë do të fillojë përgatitjet për ardhjen e kapsulës “Dragon” gjatë javës së ardhshme dhe kjo është hera e parë që një kompani private lanson dërgesa në një stacion ndërkombëtar. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button