Slovaki, lirohen të dyshuarit për vrasjen e gazetarit investigativ

Autoritetet sllovake kanë liruar të shtatë italianët e ndaluar në lidhje me vrasjen e një gazetari investigativ, njoftoi të shtunën një portal lajmesh.

Lirimi u bë në orët e para të mëngjesit, pasi një i paraburgosur, u ankua për dhimbjen në gjoks, transmeton VOA.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten si pjesë e një hetimi për vrasjen e Jan Kuçiak, 27 vjeç dhe të dashurës së tij, të cilët u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit, Bratislavë të dielën e kaluar.

Kuçiak ishte gati të botonte një artikull mbi dyshimmet për lidhje korrupsioni politik të nivelit të lartë me mafian italiane “Ndrangheta” të Kalabrisë.

Shtatë biznesmenë italianë të përmendur nga Kuçiak në raportin e tij, të botuar pas vdekjes më parë këtë javë, janë Antonino Vadala, 42 vjeç, Sebastiano Vadala, 45 vjeç, Bruno Vadala, 40 vjeç, Diego Roda, 62 vjeç, Antonio Roda, dhe Pietro C., 54 vjeç.

Hetuesit thanë se vdekja e Kuçiak ka shumë mundësi të jetë e lidhur me raportin e tij.

Mijëra vetë morën pjesë në protesta dhe memoriale të anti-korrupsionit që u mbajtën në Sllovaki të premten në reagim ndaj vrasjes së Kuçiakut.

Organizatorët vlerësuan se rreth 25,000 njerëz u mblodhën në Bratislavë, ndërsa mijëra të tjerë dolën në qytete të tjera në të gjithë vendin e BE-së me 5.4 milion njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button