BMW shfaq disa pjesë të 8 Series, pak ditë para panairit të Gjenevës (Foto)

Vetëm disa pjesë të 8 Series të ri, BMW i ka shfaqur përmes një postimi në Twitter.

Prej se është prezantuar koncepti që do të ketë 8 Series i ri, ka pasur spekulime se si do të duket varianti final, transmeton Telegrafi. Megjithëse nuk e ka treguar në tërësi, prodhuesi gjerman postoi një imazh në Twiter ku e tregon një pjesë të këtij modeli të ndryshuar. “Vazhdoni të na përcillni. Më shumë në Geneva Auto Show” ka qenë mesazhi i vetëm që e shoqëroi fotografinë, transmeton Telegrafi.

Konceptin e këtij modeli agresiv, BMW e kishte prezantuar gjatë një organizimi në Itali, ndërsa ishte konsideruar si zëvendësues i 6 Series. Njohësit e automobilizmit e vlerësuan lartë, pasi duket si kombinim i përkryer mes 8 Series Coupe, modeleve tradicionale dhe makinës së ‘gjelbër’ sportive i8 Series. Pritej që të jetë i pajisur me super mbushësin, si dhe motorin 4.4-litra V8.

Kjo seri ishte lansur në një kohë, kur në botën e automobilizmit nuk duhej të krijoheshin nga tri apo katër versione makinash, për të njëjtën seri. Prej vitit 1989 deri më 1999, 8 Series ka mbetur po e njëjta kupe. Me ndryshimet dhe kërkesat e tregut, kjo veturë u kombinua me Alpina 5.0 dhe 5.7-litra V12. Po që se BMW i përmbahet planeve dhe gjithçka shkon si është paraparë, 8 Series do të del në shitje në fund të vitit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button