Zv. ministri grek: Jemi shumë pranë zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë

Shqipëria dhe Greqia janë shumë pranë zgjidhjes së një sërë çështjesh të lëna pezull duke dashur të fillojnë një erë të re të marrëdhënieve fqinjësore.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias janë takuar dy herë për çështjet që kanë të bëjnë me raportet mes dy vendeve.

Ende pa hyrë thellësisht në negociata, të dy palët shprehen tepër optimiste për arritjen e marrëveshjeve në dobi të dy vendeve, transmeton Gazeta Tema.

Ka qenë zv.ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos i cili gjatë fjalës së tij në një forum ekonomik është shprehur se Shqipëria dhe Greqia janë pranë një marrëveshje historike, gjë që do i japë fund problemeve mes dy shteteve.

Arkitektura e eurozonës shkakton pabarazi dhe deficite për vendet ne periferi dhe se duhet ndërtuar një Europe me demokratike, me barazi sociale”- tha zv.minsitri grek.

Disa nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes janë: kufiri detar, heqja e ligjit të luftës, intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, si edhe një sërë lehëtsirash proceduriale për shtetasit shqiptarë dhe ato grekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button