fbpx

Ahmeti: Kemi pasur një takim mjaft konstruktiv me Mickoskin

Ky nuk ishte takim për të bërë marrëveshje, ky ishte takim urimi, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Siç tha Ahmeti, ai dhe Mickoski janë marrë vesh që të vazhdojë komunikimi mes tyre, si qeveri dhe opozitë dhe tha se po ndërtojnë pozicione të përbashkëta për avancimin e Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, VMRO-DPMNE është e interesuar për përkrahje të ligjeve reformuese dhe dëshiron të jep kontribut që të jenë sa më të suksesshme ato ligje.

“Kemi pasur takim mjaft konstruktiv, ia urova zgjedhjen e kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Kemi biseduar rreth çështjeve që e prekin Maqedoninë, por edhe më gjerë për rajonin. Kemi shkëmbyer mendime në mënyrë konstruktive në lidhje me partitë tona dhe shtetin tonë që të jetë më stabil, të kemi avancim në drejtim të implementimit të reformave, në interes të shumicës dhe opozitës. Të krijojmë klimë pozitive për investimet e jashtme, por edhe besim te qytetarët se mund të jetojnë në këtë shtet”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Mickoski pas takimit me Ahmetin: Nuk kemi negociuar për ligjin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button