fbpx

Bakojani: Druaj se është edhe një mundësi e humbur në sinxhirin e mundësive për zgjidhje për emrin

Druaj se është vetëm edhe një mundësi në sinxhirin e mundësive që i ka humbur politika e jashtme greke, thotë ish-shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani lidhur me mundësitë për zgjidhjen e çështjes për emrin, e paralelisht dërgoi kritika të ashpra deri te qeveria e Ciprasit për atë se si menaxhon me negociatat.

Në panel diskutimin në Forumin ekonomik në Delfi, Greqi, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Bakojani tha se me kryeministrin aktual të Maqedonisë, negociatat janë më të lehta se sa më atë paraprak.

“A është zotëri Zaevi dritare e mundësisë? Unë mendoj se po, ishte dritare e mundësisë, pasi secili që ka negocuar me zotëri Gruevskin e din shumë mirë se sa ishte rëndë, madje edhe e pamundur që të arrihet çfarëdo zgjidhje me një nacionalist radikal, i cili as që mendonte për çfarëdo zgjidhje të problemit.

Ish ministrja greke e Punëve të Jashtme, e tani deputete nga Demokracia e Re opozitare, sqaroi se i takon kategorisë së njerëzve që vlerësojnë se duhet të zgjidhet problemi mes dy vendeve, por Qeveria aktuale greke “në mënyrë katastrofike menaxhon me çështjen, pasi Cipras i filloi negociatat si lider i SYRIZA-së, e jo si kryeministër”.

“Krijoi probleme në brendinë e vendit, krijoi probleme në negociata, pasi në mes të negociatave u kujtuan në erga omnes, në mes të negociatave u kujtuan se që të jetë erga omnes, nevojitet ndryshim në kushtetutën e vendit fqinj, e tjerë”, tha ish shefja e diplomacisë greke, transmeton MIA.

Bakojani vlerëson se ballafaqimi me problemin duhet të fillojë nga themeli, i cili sipas saj, është irredentizmi, pasi “historikisht, pikërisht në bazë të kësaj logjike, u ndërtua tërë ky shtet”.

Lidhur me rajonin më të gjerë, ajo thotë se “pa dyshim, Ballkani Perëndimor është vrimë e zezë në Evropë”, ndërsa mungesën e interesit të Evropës gjatë viteve të kaluara e kanë mbuluar forcat tjera në Ballkan. Me vonesë të madhe, megjithatë, Evropa, sipas Bakojanit, ka kuptuar se kjo nuk mund të vazhdojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button