fbpx

Susso për derbin: I refuzova në verë, do i ndëshkoj me një assist

Dikur ishte Shevchenko ‘macja e zezë’ e Interit, por në këto dy vitet e fundit padyshim që është Susso. Dygolësh në vitin 2016 dhe gol e assist për Cutrone në Kupën e Italisë për spanjollin, transmeton TCH.

“Dygolëshi në derbin e 2016 ka qenë padyshim ndeshja më emocionuese e jetës time”, tregon sulmuesi spanjoll në një intervistë për Gazzetta dello Sport, që duket se për përballjen e radhës me kushërinjtë e Milanos ka një tjetër preferencë: “Më mjafton një assist”.

Në gushtin e kaluar emri i spanjollit është lakuar shpesh për një spostim në krahun tjetër të Milanos, atë zikaltër dhe për herë të parë Susso zbulon detajet. “Në verë më bënë një ofertë. Sapo kisha ndërruar manaxherin dhe ata kishin folur me të. Nuk e di se çfarë ka folur me Milanin manaxheri im, por unë i kisha idetë e qarta: doja të qëndroja këtu dhe të rinovoja”.

Derbi i Milanos është një nga ndeshjet me të rëndësishme të futbollit Italian, por si shihet me syrin e një spanjolli: “San Siro është gjithnjë plot, plus ato koreografitë fantastike. Dhe Anfield është shumë i bukur, por koreografitë e Milanos nuk i kam parë askund. Nuk duhet të harrojmë që ndeshjet janë shumë të rëndësishme për qytetin dhe tifozët. Në derbin ku shënova dygolësh ishin të pranishëm familja ime dhe disa miq të mi dhe ata tani duan të vijnë gjithnjë”, përfundoi Susso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button