Maqedoni, javën e ardhshme rriten temperaturat

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se javën e ardhshme priten temperatura më të larta të ditës. Të mërkurën temperatura e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.

Të hënën, temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 12 gradë, të martën prej tre deri në tetë gradë dhe prej 10 deri në 15 gardë, ndërsa të mërkurën temperatura e mëngjesit prej dy deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 19 gradë Celsius. Të enjten temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 17 gradë celsius, ndërsa të premten temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 17 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i ngrohtë me periudha të diellit, por në vendet lokale ende do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme dhe e përforcuar kryesisht nga drejtimet jugore, më e theksuar në malet dhe në jug të vendit. Kushtet e tilla të motit në pjesën më të madhe të vendit do të shkaktojnë shkrirje të menjëhershme të borës, theksojnë nga DPHM.

Gjatë 24 orëve të fundit në pjesën perëndimore të Maqedonisë ka pasur reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet ka rënë borë. Moti sot është me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i ngrohtë me periudha të diellit.

Nga DPHM-ja theksojnë se deri në fund të ditës nuk priten reshje të reja më të mëdha të shiut, por për shkak të motit të ngrohtë dhe temperaturave të larta të ajrit, bora do të vazhdojë të shkrihet për çka është e mundur derdhje e lumenjve në pjesët e rrafshëta. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button