fbpx

Kuoçi: Nuk di nëse ideja për këmbim të territoreve është vetëm ide ose spekulim

Komandanti i KFOR-it Salvatore Kuoçi deklaroi se nuk din nëse ideja për këmbim të territoreve  mes Serbisë dhe Kosovës është vetëm ide ose spekulim, por kjo është diçka “që mund të nxisë situata tjera mbarë Ballkanin”, transmetojnë mediat kosovare.

“Ne nuk jemi pjesë e kësaj, nuk jemi të përfshirë në këtë proces. Nuk di nëse kjo është vetëm ide ose janë vetëm spekulime”, tha Kuoçi.

“Kur flasim për këmbim të territoreve, kjo është një gjë e madhe dhe nuk lidhet vetëm me Kosovën dhe Serbinë. Por kuptohet, ky nuk është mandati ynë, ky vendim merret në nivelin më të lartë dhe ky nuk është vendim që merret vetëm në Prishtinë dhe Beograd”, shtoi ai.

Megjithatë, tha ai, “duke marrë parasysh zgjidhjen, ne jemi këtu që ta përkrahim procesin paqesor, pasi çka do që të bëhet, ajo duhet të bëhet në mënyrë ekskluzivisht të qetë”.

I pyetur nëse mendon se ekziston rrezik që të kthehet e kaluara në Ballkan, Kuoçi thotë se nuk beson se cilido vend dëshiron të kthehet në të kaluarën.

“Ballkani është në Evropë dhe Evropa nuk dëshiron që Ballkani të bëhet vatër, siç ishte në të kaluarën”, tha Kuoçi.

Ndërkaq, ai mendon se vendimi për transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është politik, dhe se duhet të bëhet patjetër përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Vendimi për transformim të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është politik dhe duhet që institucionet e Kosovës të vendosin për këtë gjë. Natyrisht që kjo gjë duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese. Duhet të ketë edhe pajtueshmëri të krejt qytetarëve të Kosovës që të ndodhë kjo gjë. Nuk besoj se do të ketë problem për ta bërë këtë gjë, por duhet marrë një vendim politik”, tha Kuoçi

Sa i përket çështjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, komandanti i KFOR-it tha se kjo duhet të kryhet nga spektri politik kosovar, i cili sipas tij ditët e fundit ka treguar vullnet për ta zgjidhur problemin.

“Jo nuk jemi aspak të përfshirë në çështjen e demarkacionit. Ne do të merremi me këtë gjë, vetëm nëse situata përkeqësohet. Është me rëndësi se ka një rrugë për t’iu bashkuar institucioneve perëndimore dhe shumë vende fqinje të Kosovës e kanë bërë këtë gjë. Shqipëria dhe Mali i Zi i janë bashkuar NATO-s. Edhe Maqedonia është e gatshme ta bëjë këtë gjë; e ka nisur këtë proces. Edhe Kosova mund ta bëjë këtë gjë. Kjo rrugë nuk është e lehtë dhe duhet shumë vullnet për ta bërë këtë gjë. Janë partitë politike të cilat merren me këtë situatë dhe me të tilla çështje”, tha Kuoçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button