Pajat: SHBA-ja është e interesuar që të fitojë diplomacia mes Shkupit dhe Athinës

Ne jemi shumë të interesuar që të fitojë diploamcia, e cila në këtë moment është në vijim, tha ambasadori amerikan në Greqi lidhur me bisedat për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Duke folur në panel diskutimin në kuadër të Forumit ekonomik në Delfi, Greqi, Xhefri Pajat, tha se mënyra më e mirë që të ndihmojë është të mos spekulojë shumë rreth procesit dhe perspektivave, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina.

“Atë që do ta thoja është se është shumë qartë për SHBA-në se që të dy palët, qeveria greke dhe qeveria në Shkup këtë e shohin si moment për mundësi në kuptim të asaj, që këtë çështje ta lënë pas vete”, tha ambasadori amerikan.

Xhefri Pajat, duke iu përgjigjur pyetjeve në panel, ai tha se SHBA-ja është e brengosur për ndikimin real rus në Ballkanin perëndimor, ndërsa ndikimi rus është nxitje shtesë për Amerikën që të punojë dhe të investojë për përparimin evropian dhe evro-atlantik të vendeve nga rajoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button