Sllovenia e emëroi gruan e parë zëvendësshefe të Shtatmadhorisë

Ministrja sllovene e Mbrojtjes, Andrea Katiç emëroi një grua zëvendësshefe të Shtatmadhorisë së Armatës për herë të parë në historinë e vendit, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Gjeneralja e brigadës, Alenka Ermenc u emërua në këtë funksion sot, që është funksioni më i lartë që e ka një grua në armatën sllovene.

Ermenc (54), e diplomuar në Britani, u propozua nga shefi i saj i ri i Shtatmadhorisë Alan Geder, i cili e trashëgoi vendin pasi paraardhësi i tij u shkarkua për shkak rezultateve të dobëta të ushtarëve sllovenë në testin për gatishmëri në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button