Xhaferi: Format i standardizuar i raporteve vjetore të institucioneve për raport më cilësor

Standardizimi i raporteve të organeve dhe institucioneve të cilat kanë bazë ligjore të dërgojnë raporte në Kuvend, ndërsa të cilat janë në kompetencë të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe të tilla janë 12 institucione. Gjithsesi se qëllimi i këtij përfundimi është që përmes formës së standardizuar të raporteve të rritet efikasiteti në punën e institucioneve të pavarura por, në të njëjtën kohë edhe efikasiteti i Kuvendit dhe trupave të tij punues, konkretisht Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

“Jam i bindur se me këtë bëjmë disa hapa cilësore përpara. Kjo, jo vetëm që do të ndikojë mbi institucionet, por do të kontribuojë edhe për llogaridhënie më cilësore, a përmes kësaj edhe deri në mirëkuptim më të mirë dhe besim të zmadhuar të publikut në punën e institucioneve të pavarura. Natyrisht se kjo do të ketë ndikim pozitiv edhe mbi përforcimin e mëtutjeshëm të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit mbi këto institucione”, tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili mbajti fjalim në takim.

Edhe anëtarët e Komisionit dhe përfaqësues të institucioneve dakordohen se në mënyrë të tillë thjeshtëzohet procedura e përpilimit të Raporteve dhe se do të mundësohet transparencë më e madhe e tyre, si dhe efikasitet i rritur i mbikëqyrjes që ndaj tyre e kryen Kuvendi.

Institucionet, tha nënkryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Hari Lokvenec, do të ndiqen edhe vertikalisht lidhur me vitet paraprake dhe punën që e kanë kryer në lartësi konkrete, vlera dhe variabilitetin në të cilat do të zbatohen , por edhe horizontalisht për shkak formatit të njëjtë në të cilin do të dorëzohen. Në mënyrë të tillë, theksoi, do të mund të karahasohen institucionet të cilat funksionojnë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore.

Sipas kryetarit të Komisionit Aleksandar Kicarovski, ky standardizim i raporteve që i dorëzojnë institucionet është një prej mënyrave të rritet dhe të jetë më efikas kontrolli mbikëqyrës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbi pushtetin ekzekutiv.

Standardizimi i formatit të Raportit është përpiluar në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Maqedoni.

Ninosllav Vaseleviq nga OSBE-ja theksoi se Raportit vjetor është kanali i komunikimit mes institucioneve dhe Kuvendit të Maqedonisë, dhe për këtë, theksoi, është mirë ai të jetë më efikas dhe transparent. Kështu, tha ai do t’u mundësojë deputetëve të kenë kontroll më efikas në gjendjen dhe mbikëqyrjeje më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button