Nuk ka arsye të anulimit të seancave gjyqësore, Gjykata Penale furnizohet me 16 kamera

Gjykata Penale seancat gjyqësore do t’i regjistrojë me 16 kamera full HD, ndërsa fjalimet e të akuzuarve dhe avokatëve do t’i regjistrojë me 40 mikrofonë, njofton Alsat-m. Pajisjet për gjykatën Shkupi 1 kushtojnë diku rreth 140 mijë euro pa TVSH. Ministria e drejtësisë tashmë e ka shpallur tenderin. Përveç kamerave dhe mikrofonave do të blihen edhe 8 altoparlantë, 8 rafte për mbajtjen e pajisjeve si dhe 8 audio mikserë. Sipas specifikimit të tenderit, kërkohet edhe aplikacion serveri.

Me këtë duhet të mundësohet sigurim i materialeve të regjistruara, por edhe të bëjë kopje rezervë nga gjykimi i regjistruar. Softueri duhet të mundësojë kontrollimin e incizimeve edhe derisa zgjatë regjistrimi. Materiali në fund duhet të mbyllet dhe në te të kenë qasje vetëm persona të autorizuar nga gjykata. Seancat e regjistruara përmes këtij softueri duhet të futen në sistemin e tanishëm AKMIS për shpërndarjen elektronike të lëndëve.

Kujtojmë se mungesa e kamerave në Gjykatën Penale shpesh herë ishte shkak për anulimin e seancave gjyqësore që kishin të bënin me Prokurorinë Speciale Publike.

AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button