Publikisht do të ndiqen harxhimet e ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror

Harxhimet e ministrave, zvëvendsministrave dhe sekretarëve shtetëror, së shpejti do të munden të ndiqen nëpërmjet një mjeti digjital të cilin Qeveria do ta promovojë javën e kaluar, njofton Portalb.mk.

Ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, në seancën e sotme publike me pjesëmarrësit e sektorit civil për këmbim të mendimeve dhe ideve për politikat aktuale qeveritare lidhur me transparencën e saj, theksoi se në rrjedhë është punimi i një softueri për ndjekjen e harxhimeve, i cili do të ofrojë informata të sakta, por edhe raport narrativ për harxhimet.

Sipas Ilija Zhupanovskit nga Sektori për Media në Qeveri, nevoja për kësi lloj pajisje për transparencë digjitale është trend botërore, ndërkaq  qëllimi është që mes tjerash të mbahen harxhimet e funksionarëve në nivel më të ulët. Në fillim do të përfshihen 60 funksionarë, ndërkaq lista më tej do të zgjerohet. Parashihet që deri në fund të muajit, të obligohet për ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetëror të dorëzojnë raporte për punën e tyre.

Në lidhje me mundësinë për avancim të punës së Qeverisë në drejtim të agjencës për transparencë, ministri Popovski tha se transparenca ndaj mediave pas nëntë muajve, që kur ka filluar me punë Qeveria është e bazuar në tre themele – ambient të lirë në të cilin veprojnë mediat, transparencë aktive dhe qasje deri te informatat.

Arritjet lidhur me llogaridhënien dhe transparencën, tha se mes tjerash janë arritur me qasje të barabartë drejt të gjitha mediumeve, brifingjeve të rregullta qeveritare pas mbledhjeve qeveritare të cialt u shndërruan në konferenca për shtyp dhe participimi i anëtarëve të Qeverisë në debate publike, si dhe obligimi për publikim të marrëveshjeve për procedurat e tenderëve në faqen e Byrosë për furnizime publike.

Ai u bëri thirrje mediumeve dhe sektorit joqeveritar t’i cekin institucionet, personalitetet të cilët nuk e ndjekin këtë koncept të transparencës së Qeverisë për të kryer presion dhe të korrigjohen.

“Nëse ndonjë organ i cili është i financuar nga Buxheti nuk i përmbushë detyrat, atë duhet ta dimë në mënyrë që të kryejmë presion që ajo të korrigjohet. Një nga rolet e mia përse jam ministër në Qeveri është mu kjo –  në mbledhje të mund ta parashtroj pyetjen, të hapim pikë të rendit të ditës dhe të kërkoj madje edhe shkarkim të disa funksionarëve mu për shkak të kësaj pune pa marrë parasysh se sa janë cilësorë në tërë aktivitetin e tyre”, tha Popovski.

Shumica e përfaqësuesve të prnaishëm të sektorit të OJQ-së dhe të mediumeve i prëshëndetën ndryshimet që i vendosi Qeveria lidhur me masat për transparencë, por paraqitën edhe vërejtje dhe sugjerime  ku ka nevojë për avancim të gjendjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button