Mickoski para takimit me Ahmetin: Ai është politikan i mençur dhe me përvojë

Ahmeti është politikan i mençur dhe me përvojë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski para takimit të nesërm me të. Ai në një intervistë në emisionin “Samo vistina” të Kanal 5 tha se pret që ky takim të jetë fillim i shoqërisë së re, shkruan Nova TV,  transmeton Portalb.mk.

“Ahmeti është politikan i mençur dhe me përvojë. Unë si më i ri ndoshta do të mësoj ose do të marr ndonjë specifikë pozitive nga ajo bisedë. Apsolutisht e respektoj si politikan dhe si njeri. E di se nga ajo bisedë do të marrim të dy benefite pozitive për partitë tona dhe për Republikën e Maqedonisë. Pres bisedë konstruktive dhe kuptimplote të dy miqve që tani po njihen dhe shpresoj se kjo do të bëhet praktikë e jona dhe në të ardhmen që të kemi takime më të shpeshta “, tha Mickoski.

Mickoski tha se nuk e konsideron BDI-në për armik politik, veçanërisht pas vendimit që nuk koalicionoi me VMRO-DPMNE-në pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar.

“Nuk e konsideroj për armik, si kundërshtar politik ndoshta, sepse është pjesë e qeverisë në të cilën ne jemi edhe kundërshtar politik”, shpjegoi Mickoski.

Sipas analistëve, ky ndryshim në retorikën e VMRO DPMNE është një reflektim i pozitës së partisë.

“Ky është reflektim i kapaciteteve të tyre për koalicion, që janë realisht të reduktuar ndoshta në zero. Dhe unë mendoj se ky është në atë drejtim, ai mundohet ta ngrit kapacitetin e partisë të cilën e drejton, që e kanë konfirmuar edhe ata si problem”, tha analisti Musliu.

Musliu tha se është e paqartë se si mund të flasin rreth ligjit të gjuhëve për të cilin VMRO-DPMNE ka ngritur 35 000 amendamente, ndërsa nga BDI refuzojnë çdo ndërhyrje.

“Për ne puna e ligjt të gjuhëve është përfunduar, për të cilin janë dakorduar edhe nga VMRO-DPMNE me 29 janar”, thonë nga BDI.

Nga partia e BDI-së thonë se në takim me Mickoskin nuk do të hapet çështja e ligjit të gjuhëve.

Të shtunën do të takohet Mickovski me Ahmetin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button