fbpx

Salla e gjimnazit të Tetovës e lënë pas dore, drejtoria mohon akuzat (FOTO)

Salla e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviq” e cila u lëshua në përdorim në vitin 2013 nuk ka mirëmbajtjen e duhur. Nxënësit e kësaj shkolle ankohen se është lënë pas dore andaj dhe nuk ka kushte të përshtatshme për mësim, njofton Portalb.mk.

“Ka shumë papastërti, ndërsa uji hyn sa herë që bie shi” thonë ata.

Nga ana tjetër, nga drejtoria e shkollës hedhin poshtë këto akuza duke thënë se deri më tani asnjë profesor nuk është ankuar për kushtet në sallën e shkollës.

“Për sallën e shkollës deri më tani nuk kemi asnjë ankesë nga ana e profesorëve të edukatës fizike. Kemi angazhuar një person i cili përkujdeset për higjienën, nuk themi se gjithçka është ashtu sikurse e kemi marrë në dorëzim ajo është amortizuar “ thonë për Portalb.mk nga drejtoria e shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button