fbpx

Tajani pranon ftesën e Berlusconit: Gati t’i shërbej Italisë si kryeministër

Alberto Tajani pranoi të jetë kandidati për kryeministër i “Forza Italia”-s.

Presidenti i Parlamentit Europian, deri më tani kishte preferuar t’i qëndronte larg dritës së prozhektorëve në vigjiljen e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, por përmes një mesazhi në “Twitter”, ai tregoi publikisht se e ka pranuar më në fund ftesën e Berlusconit.

“E falënderoj për vlerësimin e treguar ndaj meje, – thuhet në postimin e Tajanit. – Unë i dëshmova gatishmërinë time për t’i shërbyer Italisë”, transmeton TCH.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri italian, të cilit nuk i lejohet të mbajë një post publik për shkak të dënimit në vitin 2013 për evazion fiskal, e bëri të qartë se ai vet e kishte ndarë mendjen dhe se priste vetëm përgjigjen e Tajanit, të cilin e cilësoi një kandidat të shkëlqyer.

Në arsyetimin e “kavaljerit”, njeriu që ka shërbyer dikur si zëdhënësi i vet kur drejtonte qeverinë, është sot drejtuesi i institucionit europian të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët e bllokut, pra atij më të rëndësishëm.

Antonio Tajani, sipas “Politico”-s, pak ka bërë për të dalë në pah si president i PE-së. Ai mund të jetë miqësor dhe një krijues i talentuar koalicionesh, por jo një udhëheqës me kërkesa si paraardhësi i vet, Martin Schulz.

Në më shumë se një vit që ka qëndruar në këtë post, 64-vjeçari duket se i ka kushtuar më shumë vëmendje politikës italiane, sesa institucionit që drejton. Ky është mendimi i kolegëve të tij në Parlamentin Europian.

Tiparet e njeriut jokarizmatik, jokontrovers, e besnik ndaj partisë i kanë shërbyer mirë gjatë karrierës politike, e janë pikërisht këto cilësi që duket se do t’i japin tani edhe mundësinë e fortë të të qenit kryeministri i ardhshëm i Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button