Me mesazhin për ditëlindjen e Justin, Selena zyrtarizoi lidhjen e tyre (FOTO)

Justin Bieber nuk do të ishte i plotësuar pa dashurinë e Selena Gomez. Në nder të ditëlindjes së 24 të yllit të muzikës pop, Selena ka publikuar në Instagram një mesazh për gjysmës e saj më të mirë.

“1 mars 1994, një njeri fantastik që njoh lindi. Bum”,-shkruan Selena në foton e publikuar në Instagram, transmeton Revista Class.

Përveç mesazhit që Selena ka për Justin, ajo ka vendosur në fytyrë një foto të tijën dhe është më e qeshur se kurrë. Tashmë është e qartë se ata janë së bashku.

Jo se ne kishim dyshime, pasi ata u fotografuan në Jamaica së bashku teksa puthesin në dasmën e babait të Justin. Tashmë me publikimin e kësaj fotoje dhe të këtij urimi, nuk ka vend më për dyshime se ata janë bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button