Laiq: Zgjidhja për miellin nuk është arritur, vazhdojnë harmonizimet

Ministri i Tregtisë, Turzmit dhe Telekomunikimeve të Serbisë Rasim Laiq sot deklaroi se me ministrin e Maqedonisë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski nuk kanë arritur marrëveshje rreth tërheqjes së Rregullores kontestuese për shënimin e miellit me të cilin mullisëve serb u ishte vështirësuar  eksporti në tregun e Maqedonisë, për shkak të së cilës është anuluar edhe për sot mbledhja e planifikuar në Shkup.

Ashtu siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, harmonizimet do të vazhdojnë gjatë fundjavës, por nëse nuk arrihet zgjidhje e pranueshme e përbashkët, do të sillen kundërmasa nga të cilat,  ashtu siç paralajmëroi Laiq, dëm do të kenë  ekonomistët e të dy palëve, ndërsa do të rrezikohen edhe marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Serbisë dhe Maqedonisë.

“Duke e pasur parasysh se nuk erdhëm deri te zgjidhja e qëndrueshme dhe deri te propozim-marrëveshja, nuk ka arsye sot të udhëtojmë në Shkup. Është dakorduar gjatë uikendit t’i vazhdojmë harmonizimet që të vijmë deri te marrëveshja e cila  në mënyrë afatgjate dhe sistematike do ta zgjidhë problemin me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni”, deklaroi Laiq.

Qëllimi i Qeverisë së Serbisë, ashtu siç tha, është në të ardhmen të shmangen situatat në të cilat “çdo vit kemi  barriera jashtëdoganore të eksportit të miellit serb në Maqedoni”.

“Kjo është veçmë hera e 13-të  viteve të fundit të vendosen barriera përmes modaliteteve të ndryshme  të cilat në masë të madhe u’a vështirësojnë mullisëve serbë eksportin në tregun e Maqedonisë”, theksoi Laiq.

Që të mos vendosen kundërmasa si alternativë e vetme nëse nuk arrihet marrëveshje, Maqedonia dhe Serbia, përmendi ministri, në çdo mënyrë do të mundohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button