Ja si do të jetë moti ditët e ardhshme në Maqedoni, rrezik për vërshime

Të reshura më të mëdha të shiut sot do të ketë në pjesët perëndimore të Maqedonisë, ku deri të shtunën në mëngjes pritet të bien mbi 40 litra në një metër katror, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Gjatë fundjavës do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, kryesisht në pjesët perëndimore, ndërsa vetëm nëpër malet mbi 2000 mbi nivelin e detit do të ketë borë të përkohshme.

Nga DPHM informojnë se në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë me vranësira të përkohshme me periudha të diellit. Të shtunën do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar perëndimore, më e shprehur në jug dhe perëndim të vendit. Do të ketë edhe ngrohje të konsiderueshme, që do të kushtëzojë shkrirje të shpejtë të shtresës së borës.

Paralajmërimet e tilla të sinoptikëve nëse realizohen do të shkaktojnë që ujërat nga shtresa e borës, e cila në këtë moment është me dendësi të madhe, gjegjësisht ka sasi të madhe të lagështisë, në mënyrë të përshpejtuar të derdhen në përrenj.

река вардар

Sipas DPHM, nëse paraqiten të reshura intensive është e mundur që ujërat e mëdha nga shiu, së bashku me ujërat nga bora e shkrirë për periudhë të shkurtë të shkaktojnë rritje të nivelit të ujit nëpër lumenj. Në situata të tilla në vende të caktuara janë të mundura dukuri të derdhjeve lokale.

Për shkak të paralajmërimit të gjendjes së tillë së motit, e cila do të kushtëzojë dukuri të niveleve të larta të ujit, nga DPHM paralajmërojnë lëvizje të kujdesshme pranë lumenjve në Maqedoni, e posaçërisht në pjesët e Maqedonisë Perëndimore.

Për shkak të shkrirjes së borës dhe lagështisë në tokë, është e mundur shembje e gurëve dhe rrëshqitje e tokës në tërë territorin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button