Kosovë, organizohet marshi “Marshojmë, S’festojmë” me rastin e ditës së 8 Marsit

Edhe këtë vit kolektivi i grave në Kosovë me rastin e ditës së 8 Marsit do të organizojë marshin “Protestojmë dhe nuk Festojmë!”, sepse, siç thuhet në njoftim për media, ata nuk i kanë arritur kushtet për barazi gjinore, transmeton Portalb.mk.

“Më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne Protestojmë dhe nuk Festojmë! sepse nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Prandaj, nuk kemi arsye të festojmë. Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Më 8 Mars 2018 (ditë e enjte) nga ora 12:00 mbledhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë”, thuhet në njoftim për media.

Në njoftim gjithashtu thuhet se ato do të vazhdojnë me grevë, protestë dhe rezistencë politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore

“Gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, do të dalim në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë. Do të dalim nga kuzhinat, univesitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyret. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button