Junker: Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i plotëson kushtet për hyrje në BE

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker pas vizitës në Sofje tha se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i plotëson kushtet që të hyjë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Ata që dëshirojnë të hyjnë në BE duhet t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret për hyrje, por për momentin asnjë vend nga këto shtete nuk i plotëson edhe përkundër asaj se ka avancim të lartë te të gjithë”, tha Junker.

Ai porositi se vendet së pari duhet t’i zgjidhin kontestet e kufijve që t’i plotësojnë kushtet për hyrje në BE.

Ndryshe, në takimin në Sofje morën pjesë kryetarët dhe kryeministrat e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga Bashkimi Evropian përveç Junkerit ishin edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

Juncker Ballkanit Perendimor: Substanca para kalendarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button