fbpx

Icardi dhe Dybala ‘përjashtohen’ nga Argjentina

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, Jorge Sampaoli ka lënë jashtë skuadrës dy sulmuesit e Serie A, Icardi dhe Dybala për miqësoret e këtij muaji, kundër Spanjës dhe Italisë, transmeton TCH.

‘I njoh mjaftushëm mirë që të dy – tha për mediat Sampaoli – për momentin nuk po kalojnë një formë të mirë, madje as Papu Gomez që gjithashtu nuk është grumbulluar. Këto miqësore shërbejnë për të parë të tjerë furbollistë dhe të tjera mënyra te lojës së Argjentinës’ deklaroi trajneri Sampaoli.

‘Gjithësesi këta futbollistë do të jenë në listën rezervë. Kam nevojë të shikoj më shumë zgjidhje. Jam i bindur se do të bëjmë një botëror të madh’, deklaroi Sampaoli, që kohët e fundit është kontestuar për zgjedhjet e bëra. Fillimisht për besimin e madh qe i dha Icardit dhe lënien jashtë të Higuain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button