Për shkak mungesës së njërit avokat, shtyhet seanca në Athinë për ankesën e Grujovskit dhe Boshkovskit

Për të premten e ardhshme, 9 mars, është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme pas ankesës së parashtruar për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, Njëri prej dy avokatëve nga ekipi grek që i mbron dy ish-zbuluesit, mungonte për shkak të sëmundjes dhe prandaj kolegu i tij kërkoi shtyrje.

Për dallim nga hera e kaluar, në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Supreme para dy javësh, tani pati përkthyes nga gjuha maqedonase në greke dhe anasjelltas.

Në sallën gjyqësore në Gjykatën Supreme, siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina edhe këtë herë të pranishëm ishin Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të cilët me shoqërim policor u sollën nga burgu i Athinës “Koridalos”.

Kryetarja e Këshillit të gjykatësve, ju bëri thirrje dy ish-zbuluesve për të cilët kërkohet ekstradimi në Maqedoni, iu sqaroi se njëri nga avokatët është i sëmurë dhe kërkoi qëndrim edhe prej tyre, nëse pajtohen që seanca të shtyhet, që të mund edhe ai të jetë i pranishëm.

“Është shumë me rëndësi për ne dhe për rastin sepse është me ne që nga fillimi dhe e njeh çështjen”, tha Grujeski.

Ndërsa në pyetjen nëse pajtohen që seanca të shtyhet, që të dy u përgjigjën me konfirmim.

Pasi Këshilli prej gjashtë anëtarëve të gjykatësve dhe prokurorëve, kompetentë për shqyrtimin e ankesës në Gjykatën Supreme greke, e dëgjuan elaborimin e avokatit dhe qëndrimin e Grujevskit dhe Boshkovskit, vendosën që seanca të shtyhet për të premten e ardhshme. Megjithatë, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gjykatësja kryesuese, potencoi se kjo do të jetë shtyrja e fundit.

Ankesa në Gjykatën Supreme në Athinë për ekstradimin e Gruevskit dhe Boshkovskit, u shqyrtua me edhe 20 raste të tjera.

Грујевски и Бошковски

Nga Gjykata Supreme në qendrën e Athinës, ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, sërish u kthyen në burgun e Athinës “Koridalos”, ku u vendosën nga 13 shkurti pas transferimit të tyre nga Selaniku në Athinë.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi zhvillohen tre procese të ndryshme që nuk lidhen me njëri-tjetrin

Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyrjeve, do të mbahet më 17 maj të këtij viti.

Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar.

I treti është për kërkesën nga ana e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button